Perhapja e semundjeve me rruge seksuale

Infeksionet seksualisht të transmetueshme janë në rritje, posaçërisht tek të rriturit. Kjo pjesë ka për qëllim që t’i mësojë nxënësit se simund të çojë aktiviteti seksual në përhapjen e mikrobeve dhe sëmundjes.

Nxënësit do të vështrojnë se sa lehtë mikrobet potencialisht të dëmshme mund të transferohen te njerëzit për të cilët kanë ndjenja, pa e ditur asnjëri nga ata. Nxënësit bëjnë një eksperiment kimik për të parë se sa njerëz mund të infektohen nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura, pa e ditur dhe si mund të parandalohet kjo.

Një ilustrim me fotografi përbën bazën e këtij aktiviteti shtesë. Në çdo skenë të këtij ilustrimi mund të shihen dy personazhet kryesore, Ami dhe Hari, duke marrë vendime të mira dhe të këqija. Nxënësit nxiten që të diskutojnë se sa të mençura janë këto vendime dhe sa të rëndësishme janë këto vendime për ta.

Aktiviteti alterantiv ka për qëllim që t’i nxisë nxënësit që të zhvillojnë perceptime të sakta për rrezikun e infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe të zhvillojnë shkathtësitë për negocimin e përdorimit të kondomëve. Duke përdorur klamidinë si shembull, nxënësit ndihmohen që të kuptojnë ndjeshmërinë e një individi në infeksion dhe seriozitetin potencial të pasojave, nëpërmjet tregimeve dhe animacioneve interaktive.

 

This lesson has been developed in partnership with the Studies in Adolescent Sexual Health (SASH) research group at Coventry University www.healthinterventions.co.uk

Coventry university SASH

 

 

 

 

border border
border

DISCLAIMER: e-Bug was developed for use in schools pre-COVID-19 and so some activities may require modification based on your school’s distancing guidelines.

Please use your judgement and tell us how you have modified the activities, or if you would like to discuss some ideas, contact e-Bug@phe.gov.uk

Do not show me again