Loja detektive e e-Bug



Në lojën e detektivit e-Bug nxënësit luajnë “Inspektorin e mikrobit” i cili viziton skenën e një ‘incidenti’ ku mund të jenë të përfshirë mikrobet. Çdo mision përfshin një mister, në të cilin personazhet kryesore do të kenë mendime të pasakta për shkaktarin. Lojtari gjen dëshmi që i kundërshtojnë këto mendime dhe gjatë zhvillimit të ngjarjes zbulon shkaktarin e vërtetë të problemit, duke mësuar për mikrobet gjatë procesit.

Misioni 0: Trajnimi

Lojtari njoftohet me konceptin dhe dizajnin e lojës për seniorët dhe i tregohen të gjitha karakteristikat e lojës të cilat nevojiten për të kompletuar çdo enigmë në misione.

Misioni 1: Bakteret e këqija në festën me skarë

Aktori Hugh Gaego është sëmurë pas marrjes së çmimit si aktori më i mirë në një festival filmi. Truproja i tij Heracles Samson mendon që Hugh është helmuar qëllimisht nga kuzhinieri, i cili është vëllau i një aktori tjetër që nuk ka arritur ta marrë shpërblimin. Lojtari hulumton kuzhinën dhe banjon për dëshmi të higjienës së dobët dhe është në gjendje që të identifikojë shkakun e infeksionit, si dhe të zbulojë disa nga arsyet se pse është e rëndësishme higjiena.

Misioni 2: Atëherë kur çmenden mikrobet

Nëpër Evropë ka raportime për një sëmundje e cila nuk mund të shërohet me trajtime normale. Edhe antibiotikët më të fortë janë joefikas. Për një arsye kjo sëmundje është më e shpeshtë në disa zona të Evropës sesa në tjerat. Lojtari viziton laboratorin e një mikrobiologu të famshëm si dhe zyrën e mjekut në një zonë të prekur nga sëmundja. Duke gjetur lidhjen ndërmjet keqpërdorimit të antibiotikëve dhe rasteve me sëmundje, lojtari arrin që të kuptojë rezistencën antibiotike.

Misioni 3: Në bixhoz kurrë nuk do të fitosh

Lojtari thirret që të hulumtojë një rast ku një ekip futbolli është sëmurë papritmas dhe dyshohet për një veprim dashakeq. Përkundër përshtypjes fillestare që trajneri ka motiv për të bërë me hile, lojtari zbulon që shkaku i këtij problemi mund të jetë një mikrob. Lojtari mëson rëndësinë e higjienës rreth shisheve të ujit, si dhe implikimet e mospërfundimit të trajtimit me antibiotikë dhe efektet anësore të përdorimit të antibiotikëve të personave tjerë.


 

 

 

border border
border