junior banner
 

Vaksinimi

Gjersa antibiotikët dhe barnat e tjera na ndihmojnë t’i trajtojmë infeksionet, vaksinat përdoren për ta parandaluar infeksionin dhe na mbrojnë nga dëmi i mikrobeve.

Në këtë leksion, nxënësit mësojnë për rrëfimin e Eduard Xhenerit dhe zbulimin e tij mahnitës të vaksinës së parë, për të sqaruar se si ekspozimi ndaj mikrobeve relativisht të padëmshme mund të na mbrojë neve nga mikrobet vdekjepruese. Aktivitetet “plotësoni fushat e zbrazëta” dhe “përgjigjuni në pyetje” ndihmojnë në rifuqizimin e pikave kryesore të këtij rrëfimi.

Aktiviteti plotësues i inkurajon nxënësit që të rikrijojnë rrëfimin e Eduard Xhenerit dhe zbulimit të vaksinës së tij përmes një loje argëtuese. Vetëm mendoni sikur ne mos t’i zbulonim vaksinat , më shumë se gjysma e nxënësve nuk do të kishin mbijetuar sot dhe nuk do të ishin në klasë!

  

Shikoni kalendarin e vaksinimit në Britaninë e Madhe

  

Krahasoni kalendarin e vaksinimit në vende të ndryshme të Evropës!

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka krijuar një mjet për të eksploruar kalendaret e imunizimit nëpër Evropë. Krahasoni kalendaret e vaksinimit midis dy vendeve evropiane ose kërkoni një sëmundje specifike dhe kërkoni vaksinimet në shumë vende të ndryshme. Gjithashtu, mund të kërkoni kalendarin sipas grup-moshës. Kyçuni në Programin e Vaksinave këtu: http://vaccine-schedule.ecdc.europa.eu/pages/scheduler.aspx.

 

 

DISCLAIMER: e-Bug was developed for use in schools pre-COVID-19 and so some activities may require modification based on your school’s distancing guidelines.

Please use your judgement and tell us how you have modified the activities, or if you would like to discuss some ideas, contact e-Bug@phe.gov.uk

Do not show me again