junior banner
 

Higjiena e fermës

Ferma është një mjedis i vlefshëm mësimor që mund të ofrojë përvojë pozitive dhe të kënaqshme për nxënës. Megjithatë, për t’u siguruar se vizitat në fermë janë argëtuese dhe të sigurta është qenësore që të kemi kujdes me mikrobet që jetojnë në fermë, disa prej të cilave mund të jenë të dëmshme për njeriun.

Kafshët e fermave nganjëherë mund të bartin me vete mikrobe që janë të dobishme dhe të padëmshme për to, por mund të jenë shumë të dëmshme nëse vijnë në trupin tonë. Disa shembuj të këtyre mikrobeve janë E.coli, Salmonella dhe Campylobacter.

Seksioni 2.4. higjiena e fermës, i mëson nxënësit se mjedisi në fermë është shtëpi edhe e mikrobeve të dëmshme edhe e atyre të dobishme. Përmes grupeve të diskutimit (rrjeteve sociale) dhe lojës së rrugës së fermës, nxënësit i mësojnë rreziqet dhe dobitë e mikrobeve të ndryshme të fermës.

 

DISCLAIMER: e-Bug was developed for use in schools pre-COVID-19 and so some activities may require modification based on your school’s distancing guidelines.

Please use your judgement and tell us how you have modified the activities, or if you would like to discuss some ideas, contact e-Bug@phe.gov.uk

Do not show me again