junior banner
 

Platforma e lojërave të e-Bug


Skena e lojës i ka 3 pjesë të lojës, të cilat kanë për synim ta arrijnë të njejtin rezultat për nxënësit sikurse pakoja mësimore. Së pari është kuizi, që ndihmon në lidhmërinë mes botës së fantazisë së lojërave me botën e vërtetë. Pastaj është loja e klasifikimit të ushqimit, në të cilën lojtarët i vendosin artikujt ushqimorë në vende të sakta në kuzhinë dhe një platformë loje në të cilën lojtari rrudhet në shkallë të mikrobit dhe mëson përmes ndërveprimeve me viruset, fungjet ose bakteret.

Gjithçka rreth mikrobeve

Seksionet e para të lojës kanë të bëjnë me mësimin e lojtarëve me llojet e ndryshme të mikrobeve (baktere, fungje, viruse) dhe se ato dallohen sipas formës dhe madhësisë së tyre. Loja e tregon këtë duke matur secilin tip të mikrobeve në krahasim me të tjerët. Lojtarët e shohin se fungjet janë më të mëdha sesa bakteret etj. Lojtari duhet t’i fotografojë llojet e sakta të mikrobeve.

Mikrobet e dobishme dhe të dëmshme

Lojtarit i tregohet se disa mikrobe janë të dëmshme. Nëse lojtari e prek mikrobin e dëmshëm, ai e humb një pjesë të shëndetit në lojë. Lojtari e hudh sapunin tek mikrobet e dëmshme për t’i larguar ato nga lëkura. Lojtari e bën një veprim të ngjashëm, duke hudhur “mbrojtjen natyrore të trupit” te viruset në qarkullimin e gjakut për t’i shkatërruar ato. Natyrisht, se të gjitha mikrobet nuk janë të dëmshme. Mikrobet “e mira” në lojë vërehen si në përleshje me mikrobet e këqija dhe lojtari e përdor Lucy lactobacillus për ta shndërruar qumështin në jogurt.

Loja e kuzhinës

Lojtarit i jepen 30 sekonda për ta vendosur ushqimin e blerë në vendin e duhur në kuzhinë. P.sh., në frigorifer, qumështi vendoset në derën e frigoriferit, kurse perimet në raftet e poshtme. Nëse lojtari teshtitet në ushqim, atëherë ai humb pikë. Njëkohësisht, lojtari humb pikë edhe nëse ai/ajo nuk i pastron duart pas prekjes së mishit (ose pas teshtitjes). Qëllimi i lojës është që të tregojë se ku duhet të vendosen lloje të ndryshme të ushqimeve dhe të tregojë se si ndikon teshtitja në higjienën e dobët të duarve, e cila pastaj mund t’i përhap mikrobet e dëmshme.

Përfundimi i kursit

Seksioni përfundimtar i lojës, e sheh të njejtin lojtar edhe një herë të rrudhet në madhësinë e mikrobit dhe përbrenda qarkullimit të gjakut duke luftuar infeksionin. Këtë herë, megjithatë, ka një infeksion serioz që nuk mund të mbytet duke përdorur forcat mbrojtëse të trupit. Lojtari duhet ta transportojë një kurë të plotë me antibiotikë deri te infeksioni serioz. Nëse lojtari nuk e përfundon kurën e barnave (të përdorë TË GJITHA barnat), atëherë kthehet superinfeksioni.